Call Center-at/ Piranjat brenda skemës më të madhe të mashtrimit që i zhvat mln euro qytetarëve europian

21:11, 13/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Tiranë prej më shumë se një dekade lulëzon një industri që nuk figuron në statistikat zyrtare, por që prodhon miliona euro çdo vit të gjitha të vjedhura nga xhepat e qytetarëve europianë, nëpërmjet call centerave me investime fiktive në bursë, ku janë punësuar me mijëra të rinj, të cilët pas fjalëve trading, broker, financë, përpiqen të bindin çdo ditë viktimat për të investuar në diçka që nuk ekziston.

Katër vite më parë ne u angazhuam në ndjekjen dhe denoncimin e një rasti mashtrimi ndaj një pensionisti italian, që kishte rënë viktimë e njërit nga grupet e shumta kriminale të Tiranës.

Në vitin 2018, Antonio Blezi, një 80 vjeçar nga Roma kishte marrë një telefonatë nga një numër i panjohur.

David Adams, në realitet është një nga emrat e artit që mashtruesit online përdorin, në telefonatat që bëjnë me klientët.

Në momentet që Antonio kishte depozituar shuma të konsiderueshme dhe shikonte se si fitimet ishin rritur, nga konsulenti i tij me emrin David Adam i kërkohet të investojë sërish sepse momenti ishte i mirë për të fituar.

Duke parë që në grafika situata financiare është e kënaqshme, 80 vjeçari tenton të tërheqë diçka nga fitimi i mbledhur, por aty përballet me një të papritur që nuk e imagjinonte.

Në këtë pikë, Antonio kërkon t’i kthehet pas vetëm shuma e depozituar, pa kuptuar ende që nuk do të shihte më asnjë cent nga kursimet e një jete.

Ai me disa lidhje dhe informaci

one nga brenda call centerit, Antonio arrin të zbulojë se gjithçka ishte organizuar nga Tirana, prandaj vendos të vijë vetë për tu përballur me  personin që fshihej pas këtij mashtrimi.

Pas kësaj përballjeje dhe refuzimit të Blerinës për te kthyer paratë, Antonio bëri denoncim në policinë e Tiranës. Pak ditë më vonë Blerina Kamberi, u arrestua, për tu lënë e lirë dy orë më vonë.

Ajo që ne kemi ndjekur dhe treguar vite më parë, ishte vetëm një pikë uji në një oqean të madh mashtrimi me të cilin u njohëm falë bashkëpunimit me kolegët Italianë të emisionit Le Iene.

Prej muajsh gazetari Luigi Pelazza ishte angazhuar në investigimin e kësaj skeme, duke e nisur fillimisht nga Italia, ku premtoheshin investime në bursat e kompanive më të njohura dhe prestigjioze. Kuptohet, e gjitha një mashtrim.

Por aty u kuptua që bëhej fjalë për një rrugëkalimi drejt mashtrimit të madh. Sepse call centerat italianë, në fakt ishin thjesht përcjellës të viktimave drejt platformave mashtruese jashtë italisë që bënin goditjen fatale. Dhe gjurmët e para çuan në Qipro...

Një shtet i njohur për kompanitë guackë, licensat fiktive dhe pastrimin e parasë.

Por kësaj radhe gjërat ndryshonin sepse nuk bëhej më fjalë për evazion fiskal apo politikanë të korruptuar që donin të fshihnin gjurmët, por për grupe kriminale që zhvasnin individë të panjohur, kryesisht të moshuar...

Në Qipro, kolegët italianë takuan Paolën dhe të fejuarin e saj, të cilët tregojnë se shumat e tyre varionin nga 250 mijë euro.

Sepse gjurmët e radhës, të sillnin në Tiranë, që me rritjen e beftë ekonomike, kullat luksoze dhe fasadën e një kryeqyteti në ekspansion të përditshëm, kishte marrë në dorë skemën më të madhe mashtruese në qarkullim.

Thënë shkurt, ishte zemra e këtij megaoperacioni mashtrimi, me përmasa që shkojnë përtej çdo imagjinate.

Gjithçka do të niste nga ky vend në fund të nëntorit 2025, kur një gazetar italian i infiltruar do të niste punë në call centerin në katin e 13 të kësaj kulle luksoze në qendër të Tiranës.

Aty ku Alma, Carlo, Ines, Enzo dhe Franco do t’i mësonin atij sekretet e zanatit të mashtruesit. Gjithçka në vetëm dy ditë, por përpara se të shkojmë tek kjo bandë kriminale që operonte në qendër të Tiranës, le të kuptojmë pak se si funksionon skema e mashtrimit që boshatis çdo ditë llogaritë e shtetasve europianë.

Nëse klienti pranon, automatikisht kthehet në një viktimë. Sepse në këtë operacion, asgjë nuk është reale. Në këtë pikë, kur viktima nis të besojë seriozisht se fitimet po rriten dita ditës, hyn në skenë konsulenti.

Por kur klienti kërkon të tërheqë fitimet që sipas grafikës janë rritur ndjeshëm ata thjesht zhduken.

Tani të rikthehemi aty ku e lamë, tek kulla e gjelbër në qendër të Tiranës, në të cilën arritëm të infiltrojmë një të ri italian, që pasi shkruan se ishte i interesuar për punë, i shpjegon me mesazh njërës prej drejtueseve të call centerit se ka një eksperiencë tre vjeçare në Qipro si konsulent.

Thënë shkurt, i infiltruari ishte një investim për të mos u humbur.

Prandaj përgjigja për të vjen thuajse menjëherë dhe pas disa pyetjeve teknike dhe shkembim të dhënash personale, drejtuesit e call centerit e njoftojnë se do ta kontaktojnë sërish.

Telefonata kësaj radhe vjen nga Alma, team leader, e cila nuk zgjatet shumë me kortezi, por hyn drejt e në temë.

Duke i kërkuar se sa para arrinte të zhvaste kur punonte në Qipro. 

Shumat e tij i duken thuajse minimale, Almës, e cila me njëfarë krenarie, zbulon shifrat e përfitimeve që nxjerr çdo muaj një konsulent, e cila kap vlerën e 1 milion euro.

Nëse këto shifra nga 300 mijë në 1 milion i shumëzojmë me minimumi 50 konsulentë të këtij call centeri, arrijmë pa frikë në 25 deri në 30 milion euro në muaj.

Por kuptohet që në këtë bandë hajdutësh, të gjithë duhet të mbeten të kënaqur, prandaj konsulentëve iu është lënë një pjesë prej 20-21 % e tortës së vjedhur.

Që në rastin më të mirë kap vlerën e 200 mijë eurove. Në muaj.

Edhe në këtë zanat vjedhësish profesionistë ka preferenca. Italianët psh, që e kanë gjuhën e nënës, janë më të preferuar në treg, sepse kuptohet, janë më të besueshëm për viktimën që shpeshherë, kur dëgjon dikë me theks shqiptar mbyll menjëherë telefonin.

Ndaj edhe trajtimi që iu rezervohet atyre që vijnë nga Italia në Shqipëri për të vjedhur paratë e bashkatdhetarëve të tyre, është vërtetë special. Bileta të paguara, shtëpi gratis, rrogë e garantuar, plus përqindjet nga mashtrimi.

Kjo është një jetë ëndrrash, prandaj bashkëpunëtori ynë nuk mendohet dy herë... e pranon ofertën.

Duke hyrë në një organizatë kriminale që përfiton miliona euro të vjedhura nga qytetarët europianë.

Bashkëpunëtori ynë pritet në aeroport në ditën e caktuar. Personi që e takon, i dorëzon çelësat e apartamentit dhe i tregon adresën ku duhet të shkojë. Banesa e rezervuar për punonjësin e ri italian të call centerit është pak të quhet dinjitoze. Gjithçka e arreduar mjaft mirë dhe fare pranë qendrës së Tiranës. Sipas udhëzimeve që i janë dhënë, ai nuk flet asnjëherë në telefon, kontrollon me shumë kujdes ambientin në kërkim të ndonjë përgjuesi apo kamere të fshehtë dhe më pas shtrihet për të fjetur.

Ditën e nesërme, siç ishte rënë dakord, prezantohet për të nisur punën. Mashtruesit i kanë vendosur zyrat në Forever Grren Toëer, një nga kullat më interesante të Tiranës.

I riu, merr ashensorin që të çon në katin e 13. Gjithçka në këto ambiente ngjan me një aktivitet të ligjshëm. Në recepsion janë dy vajza, të cilat si në një hotel, kërkojnë dokumentin, ndërkohë që konsulentët e tjerë, po përgatiten të nisin një ditë të zakonshme mashtrimi.

Menjëherë pas prezantimin në recepsion, bashkëpunëtorit i kërkohet të lërë celularin dhe xhupin në njërën nga ndarjet e bëra enkas, ndërkohë të njëjtën gjë bëjnë edhe kolehët që po hyjnë një nga një në zyrë.

Kuptohet që kjo është një masë sigurie. Askush nuk duhet të dokumentojë aktivitetin kriminal që bëhet çdo ditë në mes të Tiranës.

Ndërkohë që puna ka nisur. 50 konsulentë mashtrues, djem dhe vajza të rinj, shumica të diplomuar, baballarë të cilët i edukojnë fëmijët me vlerat e moralit dhe shoqërisë, nëna që janë shembulli për tu ndjekur, shndërrohen në vjedhës  të paskrupullt që zhvasin çdo ditë viktimën e radhës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco