'Më hoqën nga puna', punonjësja e pastrimit kërcënoi se do të hidhej nga kulla e ish-uzinës, zbret pas gati 2 orësh

'Më hoqën nga puna', punonjësja e pastrimit kërcënoi se do të hidhej nga kulla e ish-uzinës, zbret pas gati 2 orësh

14:19, 12/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Elona Bregu, punonjësja e pastrimit në bashkinë e Kuçovës, zbriti nga kulla e ish-uzinës në gjendje të rënduar psikologjike pas gati një orë negociata. 

Në një intervistë për Syri Tv, ajo deklaroi se kishte dy muaj e gjysmë pa marrë rrogën dhe se ishte shkarkuar pikërisht sepse kishte shkuar në bashki të denonconte se nuk e kishte marrë.

“Më hoqën nga puna sepse kërkova rrogat. Kishim 2 muaj e gjysmë pa i marrë. Nuk e di si do zgjidhet ky problem, ja të shkojmë te kryetari i bashkisë, të mos përsëritet më”, u shpreh ajo.

Asaj iu premtua se do të kthehej në punë, ndërsa vetë ajo tha se kishte mbi dy muaj pa marrë pagën.

Veç Elonës edhe dy punonjëse të tjera u shkarkuan nga puna sepse u denoncuan për mos marrjen e pagës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco