Lajmi i fundit

Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestimin e numrit 2 të Ramës

Bien pretendimet e Veliajt, GJKKO miraton kërkesën e SPAK, Etleva Deda kalon për gjykim dosjen me 30 të pandehur

14:18, 09/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt, Ajola Xoës, biznesmenit Elman Abule dhe të 27 personave të tjere. Ky vendim vjen pas gati një viti zvarritje te seancave, teka gjykata ka  rrëzuar disa kërkesa të mbrojtes dhe nuk u shpreh në lidhje me gjykimin e shkurtuar të kërkuar nga të pandehurit.

Nga Fatjon Gjinaj 

Gjyqtarja Etleva Deda ka vendosur sot të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, biznesmenit Elman Abule dhe 27 të padehurve të tjerë përfshirë individ dhe kompani, duke rrëzuar kundërshtimet e deritanishme të të akuzuarve dhe miratuar kërkesën e SPAK.

Vendimi vjen pas disa zvarritjeve të seancave paraprake, teksa vetë Veliaj dhe bashkëshortja e tij nuk ishin të pranishëm në seancë.

GJKKO nuk u shpreh mbi disa kërkesa të të pandehurve për gjykim të shkurtuar, ndërsa rrëzoi disa kërkesa të tjera për kthim të akteve për hetim ose pushim të çështjes.

Veliaj akuzohet për 5 vepra penale, përfshirë korrupsionin pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre, mosdeklarim dhe fshehje pasurie, pastrim parash dhe futje e sendeve të palejuara në burg.

Para se të shpallte vendimin, gjyqtarja Etleva Deda relatoi para prokurorëve të SPAK Ols Dado dhe Altin Dumani se gjyqtari tjetër Bib Ndreca ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut Veliaj për përjashtimin e saj nga çështja.

Të martën e 10 shkurtit Erion Veliaj bën një vit si i paraburgosur dhe atij i janë rrëzuar disa kërkesa për zbutje të masës ndonëse ka ofruar të gjitha opsionet nga garancia pasurore tek paraqitja 5 herë në javë pranë organit hetues.

Sipas SPAK, Veliaj dhe bashkëshortja e tij kishin ngritur një skemë të mirëorganizuar për përfitimim e rryshfeteve në këmbim të favoreve ndaj biznesmenëve për leje ndërtimi.

Mes të pandehurve janë edhe biznesmenët Shkëlqim Fusha, Elman Abule, Fatmir Bektashi, Gentian Sula, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu, etj, si dhe ish-ligjvënësja socialiste Klotilda Bushka, nën akuzë për pengim të drejtësisë për të zbuluar të vërtetën.

Përveç Veliajt dhe Xoxës, shumica e të pandehurve të tjerë dhe një pjesë e avokatëve nuk morën pjesë në shpalljen e vendimit. 

TË PANDAHUR

Elman Abule
Gentian Sula
Fatmir Bektashi
Meriman Palushi
Shkëlqim Fusha
Sokol Kryeziu
Mirton Lika
Linda Kazani
Erald Simixhiu
Ina Goxhaj
Frosina Bollo
Valmir Xoxa
Adela Kondakçiu
Klotilda Bushka
Flutur Xhani
Fatjon Baci

Shoqëritë tregtare dhe organizata jofitimprurëse:
Rametal” shpk,
Agi Kons” shpk
Kontakt” shpk
Palushi” shpk
“Fusha” shpk
“Gerard-A”
“Lani” shpk
OJF “Eventus”
OJF “Muza”
OJF “BYL-A”
OJF “Frobolous”
OJF “Harabel”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco