8 familje të fshatit Senisht në Maliq kanë mbetur të izoluar pas rrëshqitjes së dherave në rrugën që I lidh me fshatrat e tjerë dhe qytetin. Banorët shprehen se kanë kërkuar ndihmën institucione, por u është thënë se ndërhyrja do të ndodhë vetëm pas përmirësimit të kushteve të motit.
Syri tv
Rruga e fshatit Senisht, në bashkinë Maliq, është e bllokuar prej disa muajsh si pasojë e reshjeve të shiut. Segmenti rrugor ka pësuar çarje dhe rrëshqitje dherash, duke e bërë të pakalueshëm për mjetet dhe duke izoluar banorët e zonës. Në këtë fshat jetojnë 8 familje, të cilat aktualisht janë të detyruara të lëvizin vetëm në këmbë ose me kafshë. Rruga paraqet rrezik të vazhdueshëm, për shkak të rënies së gurëve dhe dherave. Banorët shprehen se kanë kërkuar ndihmë, por deri tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje konkrete.
Sipas autoriteteve lokale, ndërhyrja do të realizohet sapo të përmirësohen kushtet atmosferike, për të mundësuar futjen e mjeteve të rënda dhe hapjen e një rruge alternative.
© SYRI.net