Reshjet intensive qe përfshinë vendin tonë kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete. Kane mjaftuar vetëm 30 minuta shi që rrugët dhe lagjet ne qytetin e Durrësit të mbulohen nga uji për shkak të mosfuksionit të kanalizimeve. Përmbytja e Durrësit dy herë brenda muajit tregon qartë indiferencën e bashkisë dhe qeverisë për mos marrjen e masave konkrete për të parandaluar rrezikun e përmbytjeve. Nderkohë në Himarë ka dalë përroi i qytetit duke përmbytur edhe komisariatin e policisë.
Syri tv
Qyteti i Durrësit është përmbytur serish këtë të premte teksa qytetarët durrësakë ende nuk janë rimëkëmbur nga dëmet e shkaktuar nga përmbytjet masive te muajit janar.
Kane mjaftuar vetëm 30 minuta shi që rrugët e qytetit bregdetar te mbulohen nga uji.
Me problematike situata paraqitet në rrugët pranë stadiumit Niko Dovana dhe drejtorisë rajonale të policisë. Niveli i ujit arriti disa centimetra duke vështirësuar kalimin e këmbësoreve dhe automjeteve
Ndërkohë janë regjistruar edhe rrëshqitje te dherave nga Kodra ne Currila, duke bllokuar njerën korsi të rrugës
Shkak i përmbytjet është mungesa e kanalizimeve dhe mos pastrimit te kanale te mëdha ne zonën e Kenetes duke bere qe uji të mos tërhiqet në kohe nga rruga. Kjo situata tregon qartë se bashkia e Durrësit nuk ka marre masa konkrete për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së përmbytjeve te muajit janar ku rreth 4 mije banesa u përmbyten ndërsa qindra familje e u evakuuan për shkak te rrezikut, ku u shënua edhe një viktime.
Ndërkohe reshjet intensive te shiut që përfshinë vendin tone, kanë shkaktuar përmbytje dhe ne qytetin e Himarës. Si pasoje e rritjes se nivelit te ujit, përroi që kalon përmes qytetit ka dalë nga shtrati duke përmbytur rrugët dhe lagjet.
Uji ka depërtuar edhe ne ambiente te brendshme te komisariatit te Himarës duke shkaktuar përmbytjet
Autoritete vendore bëjnë thirrje qytetaret që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në një vend të sigurt derisa te përmirësohen kushtet e motit.
© SYRI.net