Një 48-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës, pasi fshihte në banesën e tij një armë zjarri kallashnikov me municion luftarak. Arrestimi u krye në fshatin Pezë Helmës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Sinjalizimi”.
Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndërhynë pas administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, se shtetasi Sh. L., 48 vjeç, mbante pa leje armë zjarri në banesë. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi një kallashnikov, tre krehra dhe fishekë, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.
© SYRI.net