Aksi rrugor Lushnjë-Ballagat është lënë në harresë prej më shumë se një dekade ndërsa drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë rrugë bëjnë apel për investime. Ata shprehen se janë të gatshëm të kontribuojnë edhe vetë për një rrugë të denjë ku të mund të kalojnë pa frikë se do u shkatërrohen automjetet.
Syri tv
Situatë emergjente në rrugën Lushnjë-Ballagat në bashkinë Lushnjë për shkak të amortizimit të aksit. Rruga ka mungesë sinjalistike dhe ndriçmi ndërsa janë shkaktuar edhe dëme të pariparueshme në mjete gjatë kalimit në këtë rrugë.
Gjatë sezonit veror ky segment prej 15 kilometrash edhe pse i amortizuar është tejet i frekuentuar edhe nga turistët të cilët kalojnë nga Lushnja drejt Peqinit dhe Belshit, destinacione turistike.
© SYRI.net