SYRI TV/ Banorët e Baks-Rrjollit protestojnë para SPAK: Prona u përvetësua me falsifikim

15:52, 05/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Selia e SPAK ka qenë ndalesa e radhës e banorëve të Baks Rrjolit në Velipojë të  cilët protestojnë kundër ndërtimit të një resorti në fshatin e tyre nga biznesmeni Bashkim Ulaj. Banorët kërkuan takim me kreun e SPAK, takim që u refuzua, teksa nga ana tjetër kërkon që kompania Gener 2 të ndalë punimet, pasi sipas tyre toka ku po ndërtohet resorti u është grabitur përmes falsifikimit.

Syri TV

Banorët e fshatit Baks Rrjoll në Velipojë të shoqëruar nga avokatët e tyre, protestën kundër rrëmbimi të pronës së tyre nga biznesmeni Bashkim Ulaj, sot e zhvendosën përpara dyerve të SPAK.

Por kërkesa e tyre për tu pritur nga kreu i SPAK Klodian Braho, u refuzua, çka solli reagimin e tyre të ashpër dhe zotimin se do kthehen sërish për të protestuar përpara këtij institucioni.

Një prej avokatëve të banorëve të Rrrjollit, u shpreh se Belinda Balluku, po i bën nderin e dytë të jetës Bashkim Ulajt me këtë investim, pas atij për rrugën Thumanë-Kashar.

Banorët  kanë dhe emrin e atij që u falsifikoi pronat për llogari të biznesmenit Bashkim Ulaj.

Banorët nxorrën në media dhe dokumentet 100-vjeçare që pretendojnë pronësinë e tyre.

Banorët e fshatit Baks Rrjoll prej një viti janë ngritur në protestë,. Kundër projektit për ndërtimin e një kompleksi vilash në fshatin e tyre nga biznesmeni Bashkim Ulaj. Banorët kanë zhvilluar disa protesta dhe janë përplasur me Policinë e Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco