VIDEO/ Shoferi që shpëtoi në Dragostunjë: Kam 40 vjet këtu, s'ka patur shembje - Shkak, punimet e firmës

17:24, 02/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

‘Shyqyr që nuk kisha makina pas dhe ika, sepse mu shemb mali para syve.’

Safet Duka ishte shoferi i parë që ditën e djeshme u përball me gurët e shembur nga mali në Dragostunjë.

Gjatë dëshmisë së dhënë për SYRI-n, ai është shprehur se ishte duke udhëtuar me mamanë e tij në drejtim të spitalit të Librazhdit për një vizitë, por fatmirësisht i shpëtoi tragjedisë që mund te kishte ndodhur.

Ai tregon se momentet e para ishin tmerruese, por fatmiresisht nuk pati demtimë fizike ndërkohë që makina ka pësuar disa dëmtime.

‘Isha i pari, dhe këta po shembeshin.

Përpara vinin disa gurë të vegjël dhe më pas erdhën të mëdhenjtë.

Shyqyr që nuk kisha makina nga pas. Menjëherë i dhashë makinës pas dhe u shemb i gjithë ky mal këtu. Ishte shumë dramatike dhe e frikshme.

I gjithë ai mal.

Pastaj erdhi dhe një makinë tjetër, e ndalova dhe atë dhe makinat e tjera që po vinin me shpejtësi, gjithë ai mal.

Po shembeshin gurë të tjerë dhe nuk ndalonin.

Kjo është hera e parë që ndodh kjo. Kjo ka ndodhur sepse firma vazhdoi punimet dhe ka bërë mina lart dhe kanë shpuar shkëmbin me çekiç’, është shprehur Safet Duka për SYRI-n.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco