Arratisja e Altin Ndocit, shkarkohet drejtori i burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit, shkarkohet drejtori i burgut të Durrësit

14:19, 14/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, Indrit Cërrloj, për shkak të arratisjes së të dënuarit Altin Ndoci nga Spitali Rajonal i Durrësit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme, më 13 janar.

Po ashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë masa të administrative dhe ligjore, duke pezulluar të gjithë zinxhirin komandues të burgut dhe duke ndaluar disa punonjës të Policisë së Burgjeve, shërbimit shëndetësor dhe punonjës të tjerë të përfshirë në shoqërim.

Emrat e te pezulluarve 

Indrit Cerloj – Drejtor i IEVP Durrës;
Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;
Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);
Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;
Aulon Quku – Kryeinfermier;
Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.

Personat e ndaluar nga policia

Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;
Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco