Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, makina u përplas me bordurat anësore

Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, makina u përplas me bordurat anësore

12:41, 27/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 28-vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në autostradën Tiranë-Durrës.

Uniformat blu informojnë se aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit sot në autostradën Tiranë-Durrës, ku  shtetasi A. Gj., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, dhe më pas automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

Si pasojë, 28-vjeçari ka humbur jetën në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Më datë 27.11.2025, rreth orës 00:30, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. Gj., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, dhe më pas automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

Si pasojë, 28-vjeçari ka humbur jetën në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco