I kërkuar në Itali për vrasje, 54-vjeçari shqiptar kapet në Kakavije

I kërkuar në Itali për vrasje, 54-vjeçari shqiptar kapet në Kakavije

10:43, 27/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht u arrestua nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në një operacion të oficerëve të policisë të Departamentit të Kontrollit të Pasaportave në bashkëpunim me Nëndrejtorinë e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Janinës.

Gjatë kontrollit policor, u zbulua se 54-vjeçari shqiptar kishte një urdhër arresti evropian të lëshuar nga autoritetet italiane. Urdhëri kishte të bënte me vepra të rënda penale, duke përfshirë vrasje dhe lëndime të rënda trupore.

I arrestuari u shoqërua në prokurorinë kompetente, me qëllim fillimin e procedurave për ekstradimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco