Digjen fiderat e Nënstacionit në Farkë, mbeten pa energji disa zona të Tiranës

Digjen fiderat e Nënstacionit në Farkë, mbeten pa energji disa zona të Tiranës

09:06, 27/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

OSSH ka njoftuar abonentët në Tiranë se disa zona kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të problemeve me fiderat e Nënstacionit Farkë. Sipas OSSH-së disa linja janë djegur, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në zonat pranë TEG - Mjull Bathore, Mullet, Daias dhe Rolling Hills.

Pas sinjalizimit të defektit, grupet e OSSH-së janë mobilizuar në terren për të kryer riparimet e nevojshme me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal.

Autoritetet njoftojnë se tre fiderat e parë janë rivënë në funksion përmes skemës unazë, duke garantuar energji për një pjesë të abonentëve të prekur. Ndërkohë, që vijon puna për tre fiderat e tjerë.

Probleme në fiderat e Nënstacionit Farkë, grupet e OSSH janë duke punuar për riparimin sa më të shpejtë të linjave të dëmtuara (djegur). Tre fiderat e parë janë vendosur herët në punë përmes skemës unazë, ndërsa për tre fiderat e tjerë jashtë pune janë angazhuar teknikët e avarive”, njofton OSSH.

Aktualisht, pa energji elektrike janë zonat pranë TEG - Mjull Bathore, si dhe fshatrat Mullet dhe Daias. Probleme me furnizimin raportohen edhe në zonën e Rolling Hills. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco