Dy ditë pasi u publikua video që tregonte punonjësit e pastrimit në Tepelenë duke hequr mbeturinat me dorë, një incident i ri ka ndodhur në të njëjtin sektor. Një punonjës i shërbimeve publike, me inicialet K.C., është dëmtuar gjatë kryerjes së detyrës, ndërsa ngjarja nuk është bërë publike nga asnjë institucion.
Sipas burimeve, K.C. dyshohet se është zënë nga kazani i mbeturinave gjatë procesit të pastrimit. Ai u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhet i shtruar në repartin e kirurgjisë nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij raportohet e stabilizuar.
LEXO EDHE: Tepelenë/ Krizë në shërbimin e pastrimit të gjelbërimit, punonjësit mbledhin mbeturinat me dorë
Ngjarja hedh sërish dritë mbi kushtet e punës në sektorin e pastrimit në Tepelenë, duke ngritur pyetje për sigurinë dhe mbrojtjen e punonjësve që angazhohen çdo ditë në këtë sektor.
© SYRI.net