Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët salla Azem Hajdari , selia e PD

Goditet aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit në Tiranë, arrestohen pronari dhe kamarieri i lokalit

Goditet aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit në Tiranë, arrestohen pronari dhe kamarieri i lokalit

12:08, 26/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Strike Bet”, duke goditur një tjetër rast të ushtrimit të kundërligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit online.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë organizuar dhe zhvilluar veprimet hetimore, gjatë të cilave u konstatua se në një lokal në rrugën “Erzen Lita”, po kryhej organizim i lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë: E. K., 32 vjeç, pronar i lokalit; I. Sh., 32 vjeç, kamarier në këtë subjekt.

Gjatë kontrollit të kryer në ambientet e lokalit, policia gjeti dhe sekuestroi 2 aparate celulare, të cilat dyshohet se përdoreshin për menaxhimin e lojërave të fatit online.

Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia e Shtetit bën me dije se kontrollet dhe goditjet ndaj aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit do të vijojnë në të gjithë vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco