Pezullim nga detyra, e ndalim i daljes jashtë vendit/ Mbeten në fuqi masat ndaj Ballukut e 2 bashkëpunëtorëve. 5 orë seancë

14:40, 22/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë për numrin 2 të qeverisë, Belinda Ballukun dhe dy bashkëpunëtorët e saj, kreu i ARRSH-së dhe kreu i KESH, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.

Gjyqtari Erjon Çela vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e masës së sigurisë të  marrë më 19 nëntor, atë të pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut si zv/kryeministre dhe minister e Infrastrukturës e Energjisë si dhe i ndalohet dalja jashtë shtetit, pra i bllokohet pasaporta.

Ndërkohë mbetet në fuqi dhe masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për kreu i ARRSH-së dhe kreu i KESH, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.

Balluku dhe dy bashkëpunëtorët janë marrë të pandehur për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal në dy raste, atë tenderit të "Ndërtimi i tunelit të Llogarase"²  dhe "Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4 me vlerë 210 mln euro.

5 orë seancë

Ka zgjatur 5 orë seanca e vlerësimit të masës së sigurisë. Seanca e nisur në orën 09:00 u mbyll pas 5 orësh, rreth orës 14:00, ku palët përballën argumentet pro e kundër ndryshimit të masës së sigurisë. 
SPAK u përfaqësua nga vetë prokurori i dosjes, Dritan Prençi. Balluku u mbrojt nga dy avokatë, Pamela Qirko, motra e saj dhe Ardian Kalia.Burimet bëjnë me dije se zonja Balluku nuk ka preferuar të shprehet, përveçse prezantimit të paraprak dhe paraqitjes së avokatëve të saj. 

Në orën 14:37 minuta zv/kryeministrja e pezulluar Belinda Balluku u largua nga GJKKO së bashku me dy bashkëpunëtorët e saj pa pranuar të prononcohen për median.   

Lexo dhe: 'Tenderi i Lotit 4 të Unazës së Madhe' - Detaje nga përgjimet e Ballukut me Berberin: Asgjë s'kalonte pa urdhrin e Belës

Kyç gojën

E pezulluar nga detyra e zv/kryeministres, Balluku kyçi gojën dhe nuk pranoi të jepte asnjë deklaratë për gazetarët të cilët qëndruan aty nga ora 09:00. Nuk pranoi të fliste as kur hyri, dhe as kur doli pas 40 minutave për tu rikthyer rreth orës 11:00 dhe për të dalë prej saj në orën 14:37 minuta e shoqëruar gjithmonë nga këshilltari i saj për median, i cili i mbante çadrën. Refuzoi të përgjigjej dhe pyetjes se një gazetari të BIRN: Nëse kishte marrë ndonjë vendimarrje pa u konsultuar me Ramën.  

Në fund të seancës mbrojtja e Ballukut deklaroi se do i drejtohet Apelit me kërkesë për rrëzimin e vendimit të sotëm.

 

 

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco