U pezullua nga detyra/ Balluku rikthehet në GJKKO pritet të rinisë seanca për verifikimin e masës

10:55, 22/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në orën 10:55 minuta Belinda Balluku u rikthye sërish në GJKKO ku pritet të nisë seanca për verifikimin e masës së sigurisë marrë dy ditë më parë, atë të pezullimit nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ndalim daljeje jashtë vendit, duke iu bllokuar pasaporta.

Seanca u shty pasi avokatët kërkuan të njihen me aktet në dosje. Ndërkohë 2 bashkëpunëtorët e saj, kreu aktual i ARRSH-se, Gentian Gjyli dhe drejtori i KESH, Erald Elezi qëndruan në GJKKO.

Seanca drejtohet nga gjyqtari Erjon Çela, ndërsa SPAK përfaqësohet nga Dritan Prençi.

Balluku  mbrohet nga e motra Pamela Qirko dhe avokati Ardian Kalia.

Balluku dhe dy drejtorët e saj u morën të pandehur  nga SPAK, për afera korruptive të shkeljes së barazisë në dy tendera, atë të tunelit të Llogarasë dhe Lotit 4 të Unazës së Madhe në Tiranë me vlerë në total 210 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco