Viktima e parë e përmbytjes/ E mori rrjedha e lumit Devoll, gjendet trupi i pajetë i të moshuarës në Progër

Viktima e parë e përmbytjes/ E mori rrjedha e lumit Devoll, gjendet trupi i pajetë i të moshuarës në Progër

09:35, 22/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Strukturat e kërkim-shpëtimit kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të të moshuarës, të cilën dyshohet se e kishte marrë rrjedha e fortë e prurjeve të ujit, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në Qarkun e Korçës.

Autoritetet bëjnë me dije, si ishte djali i të moshuarës që kishte raportuar për humbjen e të ëmës, mëngjesin e 21 nëntorit në fshatin Progër, Bashkia Devoll.

Sipas familjarëve,76-vjeçarja kishte dalë nga shtëpia mëngjesin e së premtes, pasi vuante nga demenca ndërsa fatkeqësisht humbi jetën.

Aktualisht Policia po kryen veprimet, ndërsa Forcat e Armatosura po bëjnë të mundur nxjerrjen e trupit të pajeta nga ujërat.  

Ndërkohë situata në Qarkun e Korçës paraqitet më e normalizuar, si pasojë e mospasjes së reshjeve të tjera gjatë natës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco