Personi që shini në foto është 48-vjeçari Ylli Zalla, që pas kontrolleve të ushtruara në Fushë Krujë, forcat Speciale i kanë gjetur në banesë arsenal armës.

Sipas informacioneve të policisë, Zalla dyshohet se është një nga personat e dyshuar për ekzekutimin e Gilmando Danit, në atentatin mafioz të pak ditëve më parë në Rinas. Ngjarje ku u plagos edhe agjenti i AMP, Muçi Sheqeri.
Ylli Zalla, sipas informacioneve rezulton i arrestuar dhe në vitin 2014 për të njëjtën akuzë, arsenal armësh në banesë. Atë kohë, atij iu gjet një arsenal armësh dhe kishte konflikte të vazhdueshme me pronarët e fabrikës së çimentos. Atë kohë Ylli Zalla akuzohej edhe për dërgimin e personave të ndryshëm në Siri.

Sakaq, gazetari i Syri.Net Elton Qyno, raporton se Ylli Zalla i shpallur sot në kërkim ka qenë një nga të dyshuarit kryesorë të vrasjes së Libanezit, Anuar Rizik, ngjarje e ndodhur në Tiranë pas Ambasadës Amerikane. Qëllimi i vrasjes së zyrtarit të Fabrikës së Çimentos ishte pikërisht heqja dorë nga fabrika dhe pezullimi i punimeve deri në lidhjen e një kontrate dëmshpërblimi.
© SYRI.net