Një aksident i rëndë rrugor me pasojë dy viktima ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Zall Bastarit në Tiranë, ku mjeti me të cilin ata udhëtonin ka rënë në humnerë.
Policia është njoftuar nga një qytetar për aksidentin ku humbën jetën dy personat, rreth 45 dhe 50 vjeç. Sipas bluve të kryeqytetit, në auutomjet udhëtonin shtetasit Mehdi Daci45 vjeç dhe Beqar Huta 50 vjeç të cilët humbën jetën në vendngjarje.
Mbeten të paqarta shkaqet e aksidentit teksa ekspertët rrugor dhe një grup i posaçëm po merren me sqarimin e tyre.
© SYRI.net