Dy persona kanë mbetur të vdekur, pasi automjeti me të cilin udhëtonin ra në humnerë.
Sipas informacioneve paraprake të Policisë, aksidenti u regjistrua rreth orës 14.10 minuta të kësaj të mërkure, në fshatin Zall Bastar.
Automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit Mehdi Daci, rreth 45 vjeç dhe Beqar Huta, 50 vjeç, ka rënë në humnerë, ku për pasojë kanë gjetur edhe vdekjen.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:10, në fshatin Zall Bastar, automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit M. D., rreth 45 vjeç dhe B. H., 50 vjeç, ka rënë në humnerë.
Si pasojë kanë humbur jetën të dy këta shtetas.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
© SYRI.net