Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha konferencë për shtyp

2 min pas ekzekutimit të Danit në Rinas, autokolona prej 4 makinash e delegacionit zytar kalon para Benz-it

14:28, 12/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të tjera të dhëna dramatike bëhen publike për mediat në lidhje me ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit dhe shoferit të tij, agjentit të AMP-së, Muçi Shaljani.

Pamjet e tjera të siguruara nga “shteg.org” tregojnë se vetëm 2 minuta pas atentatit, një autokolonë prej 4 makinash të një delegacioni zyrtar, kalojnë pikërisht pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Në fund të videos dallohet makina e policisë e cila prin autokolonën dhe makinat e tjera të delegacionit që e shoqërojnë.

Ky moment tregon se sa i rëndë ka qënë ekzekutimi mafioz i kryer në një prej zonave më të sigurta të vendit, ku plumbat e lëshuar breshëri me kallashnikov mund të mos kishin kursyer as kalimtarët e thjeshtë, por as delegacionet e vendeve partnere.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco