Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha konferencë për shtyp

U kap duke i shitur kanabis një 15-vjeçari, arrestohet 53-vjeçari në Tiranë

U kap duke i shitur kanabis një 15-vjeçari, arrestohet 53-vjeçari në Tiranë

14:01, 12/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 53-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke shitur doza kanabisi një shtetasi të mitur, në afërsi të një shkolle të mesme në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pas sigurimit të informacionit se një shtetas ushtronte aktivitet të paligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Perimetri”, për kapjen dhe arrestimin e tij.

Gjatë veprimeve operative, në rrugën “Ymer Kurti”, efektivët kapën në flagrancë shtetasin B. Ç., 53 vjeç, banues në Tiranë, teksa po i shiste doza kanabisi një 15-vjeçari.

Nga kontrolli fizik dhe ai në banesën e 53-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, si dhe një telefon celular që dyshohet se përdorej për komunikime me blerësit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua B. Ç., 53 vjeç, ndërsa shtetasi i mitur u vu nën hetim në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco