Aksident në rrugën Fier–Patos, makina e policisë i pret rrugën një mjeti tjetër

14:39, 09/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin Fier–Patos, në vendin e njohur si “Transport”, pranë një karburanti.

Sipas informacioneve të para, një automjet i drejtuar nga një punonjës policie i ka prerë rrugën një mjeti tjetër, duke shkaktuar përplasjen.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të plagosur, por mjetet kanë pësuar dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit për të përcaktuar përgjegjësitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco