Lajmi i fundit

Goditje për Vettingun nga Strasburgu: Shkarkimi i Gentian Osmanit shkeli Konventën Europiane

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën punonjësi i kompanisë së internetit në Shkodër

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën punonjësi i kompanisë së internetit në Shkodër

11:04, 09/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një shtetas ka humbur jetën në Shkodër teksa ka mbetur në korent në një shtyllë elektrike.

Shtetasi dyshohet se është punonjës i kompanisë së internetit dhe gjatë punës së tij ka humbur jetën si shkak i kontaktit me energjinë elektrike.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje duke hetuar lidhur me ngjarjen e rëndë.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si  pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco