Lajmi i fundit

Goditje për Vettingun nga Strasburgu: Shkarkimi i Gentian Osmanit shkeli Konventën Europiane

SYRI TV/ Fluks i lartë pacientësh në urgjencën e Peqinit nga virozat sezonale, 350 raste në muaj

14:45, 08/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Urgjenca e Spitalit të Peqinit po përballet me fluks të shtuar pacientësh për shkak të virozave sezonale. Rreth 80 pacient paraqiten çdo jave ne urgjence për ndihme mjekësore. Më të prekurit janë fëmijët dhe të moshuarit me sëmundje kronike. Specialistët paralajmërojnë për kujdes dhe shmangie të marrjes pa kontroll të medikamenteve.

SYRI TV

Fluksi i pacientëve në urgjencën e Spitalit të Peqinit është rritur ndjeshëm ditët e fundit, si pasojë e virozave sezonale që po qarkullojnë gjerësisht në vend. Më të prekurit janë fëmijët dhe të moshuarit me sëmundje kronike.Sipas të dhënave nga shërbimi i urgjencës, çdo javë paraqiten mesatarisht rreth 80 pacientë, që përkthehet në mbi 350 raste në muaj me simptoma si temperaturë, të vjella dhe gastroenterite. Kryeinfermierja e urgjencës, Shkendi Ballhysa, apelon për kujdes të shtuar, veçanërisht nga prindërit me fëmijë të vegjël.

Specialistët e shëndetësisë paralajmërojnë se ndryshimet e shpeshta të temperaturës rrisin rrezikun e komplikacioneve, ndërsa një problematikë mbetet marrja pa kontroll e medikamenteve, e cila mund të shkaktojë efekte anësore serioze.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco