Është identifikuar personi i pajetë që u gjet mesditën e sotme pranë linjës hekurudhore që lidh Peqinin me Elbasanin. Burime zyrtare konfirmojnë se viktima është 67-vjeçari Bujar Mezini.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se Mezini ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Ai kishte pësuar pak kohë më parë një hemorragji cerebrale, e cila mendohet se mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore.
Trupi i të ndjerit është transportuar për ekzaminime mjeko-ligjore, ndërsa policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
© SYRI.net