Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet në Shkodër.
Sipas gazetarit të Syri TV në Shkodër, burime paraprake bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar në lagjen e Arrës së Madhe.
Ende nuk dihen detajet, ndërsa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Nga vendngjarja mësohet se ka mbetur i plagosur një person. Bëhet e ditur se personi i plagosur është Enea Buzukja, i cili është punonjës i tatimeve në Shkodër.
© SYRI.net