Derdhja e ujërave të bardha nga Aeroporti i Kukësit, përmbyt tokat bujqësore në Shtiqën

13:24, 26/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vazhdojnë problemet me motin e keq në Kukës, ku derdhja e ujërave të bardha nga Aeroporti i Kukësit ka shkaktuar përmbytje të disa parcelave bujqësore në njësinë administrative Shtiqën. Ujërat e derdhura përqendrohen thuajse në një tub të vetëm, që ka dalje drejt tokave bujqësore të zonës, duke shkaktuar dëme për banorët që merren me bujqësi.

Edhe pse gjatë ndërhyrjeve të mëparshme nga qeveria shqiptare, ishte alokuar një fond për hapjen e kanaleve kulluese dhe për zgjidhjen e këtij problemi, banorët vazhdojnë të përballen me përmbytje të vazhdueshme sa herë që bie shi. Shkaku i kësaj është akoma prurja e ujërave nga aeroporti, që nuk ka një sistem adekuat kullimi për të shmangur përmbytjet.

Banorët e zonës kërkojnë zgjidhje përfundimtare për këtë çështje që ka krijuar shqetësime dhe dëme të mëdha për tokat e tyre bujqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco