Në Qarkun e Shkodrës u regjistruan disa ngjarje të rëndësishme gjatë ditës. Shtetasi F. T., 22 vjeç, u kap në Hani i Hotit, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrim”, lidhur me një shumë të konsiderueshme parash që nuk iu kthye shtetases A. R.
Ndërkohë, shtetasi B. B., 39 vjeç, është proceduar për dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe dy vajzave të mitura, dhe disa të tjerë, mes tyre edhe një 14-vjeçar, u kapën duke drejtuar motomjetet pa leje drejtimi. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Shkodrës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Qarku Shkodër
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit kapën shtetasin F. T., 22 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kavajë, për veprën penale “Mashtrim”. Pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A. R., se 22-vjeçari kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash nëpërmjet mashtrimit dhe nuk ia kishte kthyer më. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Kavajë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B., 39 vjeç, pasi kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe dy vajzave të mitura të tij.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. K., 58 vjeç, banues në fshatin Mjedë; A. F., 54 vjeç, banues në fshatin Hajmel; P. M., 29 vjeç, banues në Shkodër; dhe një 14-vjeçar, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net