Dy automjete përplasen në Rrugën e Arbrit, gjashtë të plagosur

Dy automjete përplasen në Rrugën e Arbrit, gjashtë të plagosur

11:16, 26/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Arbrit, në afërsi të Gjoricës, ku janë përplasur dy automjete me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes raportohet për 6 persona të plagosur.

Dy prej të plagosurve janë nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, ndërsa katër të tjerë po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Peshkopisë.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes.

Banorët e zonës thonë se kjo nuk është hera e parë që në këtë segment të rrugës ndodhin aksidente, disa prej të cilave edhe me pasoja në jetë njerëzish.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco