I dënuar në Kosovë për kultivim bimësh narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Tepelenë

I dënuar në Kosovë për kultivim bimësh narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Tepelenë

08:46, 26/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 44-vjeçar i identifikuar si  Nelson Shehu është arrestuar nga Policia në Tepelenë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Gjakovës në Kosovë, me vendimin e datës 06.02.2025, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

44 vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit “Operacionalja 70'

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 06.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Pritet përfundimi i procedurave dhe ekstradimi i tij drejt Kosovës.

Njoftimi:

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 70”, gjatë të cilit u kap në Tepelenë dhe u vu në pranga shtetasi:

N. Sh., 44 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 06.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco