Në Ditën Europiane të Avokatëve, avokati Ulian Barjami ka reaguar duke kujtuar rëndësinë e rolit të avokatëve si mburojë e qytetarëve përballë padrejtësive. Duke u rikthyer tek përvoja e tij e fundit me një ndalim të paligjshëm, Barjami thekson se respekti për avokatin është respekt për drejtësinë dhe themelet e shtetit të së drejtës, duke bërë thirrje për reflektim dhe mbrojtjen e dinjitetit të këtij profesioni fisnik.
Reagimi i avokatit Ulian Barjami:
Sot, në Ditën Europiane të Avokatëve, ndjej më shumë se kurrë peshën dhe përgjegjësinë që mbart ky profesion fisnik. Ngjarja e fundit, ku u gjenda viktimë e një ndalimi të paligjshëm, nuk ishte vetëm një përvojë personale, ishte një kujtesë e fortë se respekti për avokatin është respekt për drejtësinë.
Kjo ditë na kujton se avokatët janë mburoja e qytetarëve përballë çdo padrejtësie. Çdo cenim ndaj tyre është cenim ndaj vetë themeleve të shtetit të së drejtës.
Le ta shfrytëzojmë këtë ditë për të reflektuar, për t’u bashkuar dhe për të mbrojtur dinjitetin e profesionit tonë. Sepse drejtësia nuk ekziston pa avokatin, dhe avokati nuk mund të ekzistojë pa respektin që i detyrohemi si shoqëri.
© SYRI.net