Kontrabandoi veshje me vlerë 100 mijë euro, pranga 54-vjeçarit në Kapshticë

Kontrabandoi veshje me vlerë 100 mijë euro, pranga 54-vjeçarit në Kapshticë

09:07, 25/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 54-vjeçar nga fshati Neviçisht i Korçës është arrestuar nga Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, pasi u kap duke transportuar një sasi të konsiderueshme veshjesh të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia.

Sipas burimeve, autobusi që drejtonte shtetasi N. Z., u ndalua për kontroll të detajuar në “vijën e dytë”, gjatë hyrjes në territorin shqiptar.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë gjetën veshje pa dokumentacion tatimor apo fatura blerjeje, të cilat dyshohet se ishin futur në mënyrë të paligjshme nga shteti fqinj.

Policia bën me dije se vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara arrin në rreth 100 mijë euro. Në përfundim të veprimeve procedurale, 54-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme hetimore, nën akuzën “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Njofitmi i policisë:

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.

Goditet një tjetër rast i kontrabandës.

Kontrabandoi veshje nga Greqia, arrestohet në flagrancë, gjatë transportimit të tyre, 54-vjeçari, shofer autobusi.

Sekuestrohen veshjet e kontrabanduara, që kapin vlerën rreth 100 mijë euro.

Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të marra në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSh-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në vijën e dytë autobusin me drejtues shtetasin N. Z., 54 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë.

Nga kontrolli, në autobusin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi N. Z., 54 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco