Lajmi i fundit

Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer jep dorëheqjen

‘E kam shkelur ligjin… por kam fat’/ Kryetari ndërton pa leje dhe pret pyjet! Bashkia favorizon kreun e njësisë Selishtë

22:30, 24/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Jemi në Selishtë të Dibrës, aty ku një sherr mes kushërinjve për tokën ka bërë bashkë të gjithë institucionet, të cilat ende nuk kanë mundur t’i japin asnjë zgjidhje. Rifat Muça ka bërë disa kallëzime në Prokurori, duke akuzuar kushërinjtë e tij, Sefedin Muça dhe Fiqiri Muça, ky i fundit dhe kreu i Njësisë Administrative Selishtë, se i kanë marrë tokën e babait. Pronësia e tokës vërtetohet edhe nga një dokument i lëshuar nga Këshilli i Qarkut Dibër, në emër të babait të Rifatit.

Por letrat nuk pinë ujë në Dibër për aq kohë sa institucionet nuk kanë marrë asnjë masë. Sipas Rifatit, Sefedin Muça, i ndihmuar edhe nga kushëriri i tij që mban detyrën e kreut të Njësisë Administrative, i ka marrë tokën dhe në të është ndërtuar një lokal, që përdoret nga Sefedini. Ky i fundit e ka në përdorim prej vitesh, ndërsa Fiqiri Muça, duke shfrytëzuar detyrën e tij, sipas Rifatit ka ndihmuar kushëririn tjetër duke këshuar një dokument që tregon se Rifat Muça nuk ka tokë në Selishtë.

Por ndërkohë që takuam Fiqiri Muçën, kreun e Njësisë Administrative Selishtë, dolën në pah edhe gjëra të tjera që nuk kanë lidhje me tokën e Rifatit, por me shpërdorimin e detyrës që ka bërë administratori. E para, ka ndërtuar pa leje një dhomë dhe një gatër, dhe e dyta, është akuzuar dhe gjobitur edhe për prerjen e paligjshme të drurëve, të cilët më pas i shiste.

Pavarësisht se ishte gjobitur nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit për ndërtimet pa leje, Bashkia Dibër nuk kishte marrë asnjë masë. Më pas dilet me një vendim për shembje, por edhe në këtë moment nuk është marrë asnjë masë, pasi sipas Bashkisë Dibër, Fiqiri Muça ka përfituar nga amnistia e bërë para zgjedhjeve nga qeveria dhe kështu nuk kishte çfarë të paguante, ndërkohë që ai vijon të jetë në paligjshmëri.

Prandaj, në këto kushte shkuam të takojmë vetë shefin e Fiqiriut, kreun e Bashkisë Dibër, Rrahim Spahiu, i cili nuk dha asnjë zgjidhje konkrete, përveçse u fut tek zyra më e afërt dhe u mbyll brenda. Pavarësisht se është fakt se është shkelur ligji dhe ka dy akuza ndaj njeriut që duhet të jetë gardian i mbrojtjes së ligjit si funksionar publik, Bashkia e Dibrës hesht, duke u bërë palë me paligjshmërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco