Lajmi i fundit

Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer jep dorëheqjen

‘A ke kryer ndonjëherë marrëdhënie seksuale?’/ Kushëriri manjak ngacmon 14-vjeçarin në rrjete sociale

21:18, 24/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sonte do t’ju tregojmë historinë e një djali 14-vjeçar nga Tirana, i cili pak ditë më parë është gjendur në një situatë aspak normale me Gentianin, një të afërm të familjes, 32 vite më i madh.

Biseda e tyre ka nisur në rrjetet sociale, ku Gentiani, i afërmi i tij, i ka shkruar në Facebook.

Që në bisedën e parë, familjari ishte i prerë dhe i qartë në pyetjet e tij:

“A ke kryer ndonjëherë marrëdhënie seksuale?”

E gjithë kjo histori e treguar nga djali, fatkeqësisht nuk është dokumentuar, pasi për shkak të frikës nga ndonjë situatë në familje, ai vendosi t’i fshinte menjëherë të gjitha mesazhet.

Por ndërsa bënte këtë veprim, përkrah kishte nënën e tij, e cila pa gjithçka.

Meqenëse nëna e mori vesh dhe kushëriri iu bllokua në Facebook, 14-vjeçari për një moment e harroi se çfarë kishte ndodhur...

Por nuk ishte e thënë, sepse kushëriri dukej se ishte i vendosur për t’i vazhduar bisedat perverse me minorenin — kësaj radhe në TikTok.

Që në nisje, Genti hyn drejt e në temë, duke demonstruar një qasje prej maniaku, gjë që merr pas një reagim agresiv nga 14-vjeçari.

Pavarësisht përgjigjeve ofenduese të nipit, 46-vjeçari vazhdon të insistojë në tekstet e tij provokuese.

Të gjitha këto biseda bëhen në pak çaste, në prani të nënës së djalit, e cila vendos të telefonojë nënën e saj në lidhje me këtë kushëri maniak nga Gramshi.

Kjo telefonatë mes gjyshes së 14-vjeçarit dhe Gentit nuk e bind aspak nënën e të miturit, prandaj ajo vendos t’i shkruajë vetë kushëririt, pa marrë asnjëherë përgjigje nga ky i fundit.

Pak orë më vonë, familjarët e djalit e njoftuan kushëririn nga Gramshi se ndaj tij ishte bërë kallëzim në polici — gjë që deri në atë moment nuk kishte ndodhur.

Por prindërit e 14-vjeçarit nuk janë të bindur, prandaj të nesërmen nisen drejt Gramshit për ta sqaruar njëherë e mirë këtë situatë.

Kushëriri Bari u bën një ofertë tundimi çiftit të ri, por dyshimi lind: nëse vërtet e ka bërë djali, pse duhet të ketë një propozim financiar për ta mbyllur çështjen?

Fundja, kemi të bëjmë me një zënkë fëmijësh.

Por pavarësisht kësaj, oferta vjen — dhe është tepër tundimi, madje 5000 lekë në këmbim të mbylljes së çështjes.

Është i habitshëm insistimi i 46-vjeçarit për t’iu mbyllur gojën dy prindërve me një qingj.

Për më tepër, siç thamë, ai pretendon se nuk ka bërë asnjë gjë.

Sidoqoftë, ata vendosin që ta pranojnë marrëveshjen, e cila do të konkretizohej dy ditë më pas.

I zgjuar në mëngjes, ndoshta me ankth për t’i mbyllur gjërat sa më shpejt, 46-vjeçari i shkruan babait të djalit, duke i lënë vendin dhe orën e takimit.
Dhe në atë takim, Genti vjen i përpiktë në orar. Në përballjen me ne, ai mban në dorë një qing si shpërblim për çiftin për të mbyllur çështjen dhe incidentin.
Në mënyrë kategorike, ai refuzon të ketë komunikuar me djalin 14-vjeçar apo t’i ketë ofruar biseda erotike.
Insistimi i tij është aq i madh, sa për pak e besuam se po i binim në kurth, derisa, në momentin e fundit, ai e pranon veprimin e bërë.
Pas kësaj, prindërit e 14-vjeçarit, së bashku me të, nisen drejt komisariatit të Gramshit për të kryer denoncimin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco