Lajmi i fundit

Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer jep dorëheqjen

Fier/ Një kabinë elektrike përfshihet nga flakët, alarmohen banorët e zonës

19:18, 24/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në hyrje të një pallati pesëkatësh në lagjen “Liri Gero” të qytetit të Fierit. Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.

Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, zjarri është neutralizuar në kohë, duke shmangur përhapjen e tij në ndërtesë dhe dëme të tjera më të mëdha materiale.

Dyshimet e para paraprake flasin për një mbingarkesë në rrjetin elektrik si shkak të mundshëm të zjarrit, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco