Lajmi i fundit

Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer jep dorëheqjen

SYRI TV/ Naftëtarët tubim para ‘Bankers’, prej 10 ditësh në grevë urie: Do rrezikojmë jetën për kauzën

SYRI TV/ Naftëtarët tubim para ‘Bankers’, prej 10 ditësh në grevë urie: Do rrezikojmë jetën për kauzën

15:10, 24/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Naftëtarët të cilët janë në ditën e 10-të të protestës kanë protestuar pranë zyrave të Bankers pasi dhjetë naftëtarë po rrezikojnë jetën në grevë urie dhe asnjë masë nuk është marrë për plotësimin e kërkesave. Naftëtarët shprehen se kompania I ka filmuar që të ushtrojë presion ndaj tyre.

Syri tv

Dita e 10- të e grevës së naftëtarëve në Marinzë, ka filluar me një tubim para zyrave të kompanisë Bankers Petroleum ku me pankarta në duar kanë shprehur vendosmërinë për  protestën. Sipas kreut të Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur Dritan Shahu, gjatë këtij tubimi përfaqësues të kompanisë kanë fotografuar e filmuar punonjësit, një formë presioni.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e 10 anëtarëve të cilët janë në ditën e 10-të të grevës së urisë pa afat , është përkeqësuar. Sotiraq Dano dhe Dorjan Dylmishi pohojnë se janë të vendosur të rrezikojnë jetën, për të mos u tërhequr nga kauza ndërsa shprehin keqardhjen që fusha naftëmbajtëse është pa mbikëqyrje.

“Inxhinierë, por të mjerë”. Kështu jemi ne thonë inxhinierët e rinj Valter Nukaj dhe Arti Barjami, të cilët prej vitesh nuk njohin rritje page.

E ndërsa kompania nuk ofron asnjë zgjidhje konkrete, naftëtarët ende nuk kanë asnjë përgjigje as nga Kryeministri Rama e as nga Ministria përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco