Lajmi i fundit

Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer jep dorëheqjen

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Gjon Shkambi kërkon në Apel lirimin nga burgu, nipi i tij nuk bëri ankim

14:10, 24/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjon Shkambi, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në burg” dhe kërkon zëvendësimin e saj me një masë më të lehtë. Seanca e Apelit është parashikuar të zhvillohet këtë të hënë në orën 10:00, në Gjykatën e Apelit, me relator gjyqtarin Gent Shala.

Ndryshe nga ai, nipi i tij Elvis Shkembi, i cili është autori që hapi zjarr në sallën e gjyqit dhe vrau gjyqtarin Kalaja, nuk e ka ankimuar vendimin e shkallës së parë, duke u pajtuar me masën e arrestit pa afat.

Sipas burimeve nga gjykata, bashkë me Gjon Shkembin, Apeli do të shqyrtojë edhe ankesën e Banush Koxhajt, punonjës sigurie në Gjykatën e Apelit, i cili ndodhet gjithashtu nën hetim për rolin e tij në ngjarje.

LEXO EDHE: Zbardhet i plotë rrëfimi i Elvis Shkambit: Qëllova drejt gjyqtarit pasi ndjeva mllef, xhaxhai më tha: Na fike, Elvis...

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 tetor 2025, kur Elvis Shkembi dhe xhaxhai i tij Gjoni ndodheshin në sallën e gjyqit për një proces civil që kishte të bënte me konflikte pronësie me 31 familje të tjera. Pasi gjyqtari Astrit Kalaja shpalli vendimin kundër tyre, Elvisi nxori armën nga brezi dhe qëlloi disa herë, duke e lënë gjyqtarin të vdekur në vend.

Më pas ai qëlloi edhe në drejtim të palës tjetër në proces, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima të tjera. Pas krimit, Elvis Shkembi priti policinë dhe u dorëzua bashkë me armën e krimit, ndërsa në deklarimet e para ka shprehur pendesë, duke pretenduar se “i ishte bërë padrejtësi” në çështjen e pronësisë.

LEXO EDHE: Zbardhet mekanizmi i vrasjes së gjyqtarit, në makinën e autorit u gjetën fishekë

Gjykata e Apelit pritet të vendosë sot nëse do të pranojë kërkesën e Gjon Shkembit për ndryshimin e masës së sigurisë, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco