Plagosi me thikë 48-vjeçarin gjatë një konflikti, arrestohet 51-vjeçari me precedentë penalë

Plagosi me thikë 48-vjeçarin gjatë një konflikti, arrestohet 51-vjeçari me precedentë penalë

10:43, 24/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur në Tiranë, ku një 51-vjeçar ka plagosur me thikë 48-vjeçarin M.X., gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Si pasojë, i plagosuri ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori i dyshuar, 51-vjeçari R. L., është arrestuar dhe është sekuestruar thika e përdorur për plagosjen. Ky i fundit ka precedentë penalë, përfshirë akuza për vrasje dhe vepra të tjera penale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Plagosi me mjet prerës, një 48-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari. 

I arrestuari, me precedentë penal për vrasje dhe për vepra të tjera penale. 

Sekuestrohet thika e dyshuar e përdorur për plagosjen.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dje, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Dibrës, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi R. L., 51 vjeç. 

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin M. X., 48 vjeç, e ka goditur atë, me thikë. Shtetasi M. X. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e dyshuar e përdorur për plagosjen. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco