Vdekja e 3-vjeçarit, 'arrest shtepie' për mjekun anestezist Roland Xhaxho dhe vajzën e tij

Vdekja e 3-vjeçarit, 'arrest shtepie' për mjekun anestezist Roland Xhaxho dhe vajzën e tij

14:28, 06/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është arrestuar mjeku anestezist Roland Xhaxho. Mjeku është nën hetim që pas vdekjes e 3-vjeçarit Brian Spahiu.

Vendimi për masën ndaj e dy mjekëve baba e bijë, erdhi pas mbërritjes së aktit të ekspertimit mjeko ligjor nga Italia.

Arrestimi është bërë për "vrasje nga pakujdesia" për mjekun Roland Xhaxho.

Ndërkohë që edhe për vajzën e tij Ina Xhaxho është vendosur  masa arrest në shtëpi.

Babë e bijë, Roland dhe Ina Xhaxho janë në hetim në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale 'Vrasje nga pakujdesia'.

Prokuroria kërkoi ‘arrest me burg’, ndërsa gjykata e e Tiranës i la atë në "arrest shtëpie', bashkë me të bijën, Ina Xhaxho.

Po ashtu, e njëjta masë u dha dhe për mjeken stomatologe Marta Gina, e cila ndodhet në ‘arrest shtëpie’.

Më 28 shtator 2023, kur klinika 'Splendent' mori përsipër të kryejë një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale në 14 dhëmbë të të voglit Brian Spahiu, klinika private nuk ishte e pajisur me licencë për shërbime stomatologjike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco