Në datën 26 shtator 2020, ora 08:19, Aleksandër Laho ka filluar të bisedojë me Elidon Avdylin në lidhje me vendodhjen e Lentit duke iu referuar Plaurent Dervishit. Aleksandri i shkruan se ka marrë informacion se Lenti ishte në Durrës, e kishin parë me një BMW të zezë te blinduar, dhe i ka thënë Elidonit se duhet të përqëndrohen te ai (Plaurenti) se nëse "ikën" ai, të tjerët i kap si lepura.
Në orën 08:32, Elidoni i shkruan se sipas tij, Kili me Dorjanin jepnin informacion te Kaleshi duke iu referuar Arben Mërkurit. Elidoni i ka shkruajtur Aleksandrit se u kishin hequr edhe Pocin nga rruga se ai për informacion ishte më i miri, duke iu referuar faktit që Enca Kume ishte shpallur në kërkim. Në orën 08:52, Elidoni i ka shkruajtur Aleksandrit në lidhje me vrasjen e Edmir Bregut, i thërritur nga Elidoni me nofkën "Maloku", duke shpresuar që edhe "ata" të Pojës të fitonin besim..".
Aleksandri i ka shkruajtur se do të ishte keq nëse dështonin dhe e këshillon që të marrin kallashnikov rezervë. Në orën 11:56, Rumi i ka shkruajtur se sipas tij, Maloku është pemë pa kokrra po nuk u kap Lenti pasi ai ka mësuar se Lenti, një natë para se t'i gjuante Aleksandrit, ka qëndruar me Lir Kokalarin të cilit i ka thënë se do t'i gjuanin Arjanit dhe Rumit. Liri ja ka thënë Bujar Deliallisit dhe ky ja ka thënë ortakut të vet. Sipas Aleksandër Lahos, këto biseda ortaku i Bujarit ja ka thënë Arjanit.
Aleksandër Laho e ka këshilluar Elidon Avdylin që nëse Elidoni do ta vriste Malokun do të krijonte probleme pasi sipas tij. Lenti do karikonte njerëzit e Malokut që të vrisnin Elidonin. Elidoni i është përgjigjur se ai po merte hakun. Në përgjigje të kësaj, Aleksandër Laho i ka shkruajtur se koka e grupit ishte Lenti por nqs ai donte që ta bënte Malokun, duhej të sigurohej mos të dështonte dhe të hapte thashetheme sikur Malokun e kishin vrarë për çështje malli me qëllim që opinioni dhe policia të ngatërronin motivin dhe autorët.
Pjesë nga biseda që bën fjalë për vrasjen e Malokut alias Edmir Bregu është si më poshtë:
Aleksander Lahe ora 08:19 - mgjesi shok si kalon po folja me kte çunin nga lagja re Durrës edhe ky me thote se 1000% qe eshtë në Dures dhe nuk ka leviz me dal jasht ku jon gjithmonë, vetëm noshta nga viti, 17 pur ka chol jasht pranaj duhet me u perqendru me shum ke ai, se po iku ai te tjeret i kap si
Elidon Avdyli - Mintjes e vila. Po tani n’drek ekan lon me tak. çimin e pajës. Dhe thene direkt shok është knej...
Aleksander Laho - është anej shok, oi thotë e ka parë dhe vetë me... të zeze te blindume.
Elidon Avdyli - Kill me Dorjanin. Japin info ke Kaleshi.
Aleksander Laho- Noshta, Dorjani me ka thenë do na nimojë po kasosvare shok.
Elidon Avdyli – Japin nai info boshe ata. Qe si prish pun, no hoqen ne pocin ka rruga se ai per info. Ishte me i miri. Do munohem, lidhemi me Afrimin. Ta pysim ku është.
Aleksander Laho - Info boshe kot.
Elidon Avdyli- Po levizi në Durres Lenti. Njerzit qe rrin anej per cepa. Edin 1 mi perqind. Si iken gjo. Do menu luli. Do gjet e vlla pos a gjet. E iken morën fun ato.
Aleksander Laho - Dhe ata thojn osht ktu, policia e din i pari se spiunat ja thojn direkt, e di shok po ai eshtë vater pak neutrale Turi, për momentin.
Elidon Avdyli - Po ai o mjeshter shok.. Ka nejt kerkim koh të gjat. E ja di formulen. Po pranaj them. Ai no jep i emer ne Qe qia ropt. E lenti pa atë s’di me hec. Ai a ma i zgjutu aty.
Aleksander Laho - Mos haro mej gjë qe kur të ken vdek 10 vetat e parë shteti do jetë reziku real pastaj
Elidon Avdyli - Po ikën ktu me emër bohet zhurm... Ishalla po i mush menjen ktyne. Në azot na shko mar maloku. Kët javë se o pik. E bukur fare... Ne kta tpojes fitojn ma besim e nishta i mushet menja me ja hy..
Aleksander Laho - Ishalla. Se po të shpëtoj ta dish osht keq.
Elidon Avdyli - Po s’besoj shpëton. Se kallsh do i bim.
Aleksander Laho - Ok merni kallash rezerv.
Elidon Avdyli- Neti po mthote tani. Paskan shku shokët e Enos i kan thon qe ka ngju gja Lenti do me me mar mu peng. Po ca zbo vaki e vlla. Ato me me ra dun kjo a e sigurt.
Aleksander Laho- po ruhuni dhe mos u shperqendro merruni me lentin shok se tjeret i regullon... mrapa un sdi gjo se nuk kam fol me netin kam 3 dite... gjithsesi ti me Kaleshin jeni shum te rrezikum un ta kam thënë.....
Elidon Avdyli - Po e vlla e di un po e pash keq shok Leviza. Direkt rrugën e kam bo gati. Me kamjon. Ja tu pa tu bo e vlla.. Maroj i her ket pun kët jav.
Aleksander Laho - por kudo që te shkosh duhet kujdes se ke hy në kto biseda dhe llafet nuk i beson me njeri. Pranai ke kujdes to ba materialet.
© SYRI.net