EMRI/ Një person përplas disa makina në Sauk, plagosen dy persona, ndiqet nga policia, i gjendet armë...

EMRI/ Një person përplas disa makina në Sauk, plagosen dy persona, ndiqet nga policia, i gjendet armë...

13:10, 05/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ku person mësohet se nuk i është përgjigjur patrullës së Shqiponjave në zonën e Saukut për të ndaluar, duke u larguar.

Gazetari i Syri tv Klajdi Bodlli njofton se, "policia e ka ndjekur dhe gjate ndjekjes personi ka demtuar disa makina. ai është kapur në zonën e TEG-ut dhe gjatë kontrollit i është gjetur një armë".

I ndaluar nga policia është Imer Krrashi 31-vjeçar.

Ndërkohë mesohet se gjatë ndjekjes ai ka përplasur disa makina në Sauk dhe një person është në gjendje të rëndë.

Edhe bashkëshortja e ketij te fundit mësohet se është e plagosur. kane qenë duke udhëtuar me motor.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.

Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke perplasur disa automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital.

Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit. Gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Infomacion më të detajuar do të jepet në përfundim të veprimeve proceduriale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco