Pistoletë, kallashnikov dhe çifte në shtëpi, arrestohet një person në Lezhë

Pistoletë, kallashnikov dhe çifte në shtëpi, arrestohet një person në Lezhë

13:05, 05/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 38 vjeçar në zonën e Lezhës, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Në kuadër të operacionit “Befasia” është vënë në pranga shtetasi B.N. si poseduesi i disa armëve.

Gjatë kontrollit në banesën e 38 vjeçarit në fshatin Pllanë, policia ka gjetur një pistoletë, një automatik kallashnikov dhe një armë gjahu.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco