Krujë/ Zbardhen dy vjedhje në Nikël dhe Qerekë, arrestohet 43-vjeçari egjiptian

11:57, 05/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 43-vjeçar të dyshuar si autor i dy vjedhjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit në zonën e Niklës dhe Qerekës.

Pas administrimit të kallëzimeve nga dy shtetas, për vjedhjen e një lokali dhe një magazine, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë organizuan një punë hetimore të detajuar dhe arritën të identifikojnë, kapin dhe arrestojnë shtetasin egjiptian M. Sh., 43 vjeç, banues në Nikël.

Nga hetimet dhe verifikimi i pamjeve filmike rezulton se:

Më 20.09.2025, ky shtetas ka vjedhur me thyerje një shumë parash në një lokal në Nikël;

Më 03.10.2025, ka vjedhur vegla pune në një magazinë në fshatin Qerekë.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur nëse 43-vjeçari është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera të ndodhura në këtë zonë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme ligjore, në ngarkim të tij për veprën penale “Vjedhja”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco