Makina e vjedhur në Gjermani zbulohet në Korçë

Makina e vjedhur në Gjermani zbulohet në Korçë

11:18, 05/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 26-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Korçës pasi dyshohet për trafik të mjeteve motorike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve njoftuan sot (5 tetor) se referuan materialet në Prokurori për të dyshuarin J. M., 26 vjeç, banues në fshatin Klocë.

“Automjeti që drejtonte rezultoi i vjedhur në shtetin gjerman. Mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, bëri me dije policia vendore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco