Procedohet penalisht në gjendje të lirë Sonila Dhëmbi, nëna e vajzës 13-vjeçare e cila ditën e djeshme u hodh nga kati i tretë i një pallati në qytetin e Korçës
Policia bën të ditur se procedimi penal ka nisur pasi dyshohet se ka ofenduar dhe goditur një 13-vjeçare, për motive të dobëta. Kjo e fundit, mësohet se është shoqe me vajzën e saj.
Ndërsa e bija, 13-vjeçarja është dërguar në një qendër në kryeqytet për të marrë mjekim shëndetësor dhe përkujdesje psikologjike ku fatmirësisht nuk ka rrezik për jetën.
© SYRI.net