Degradon sherri mes kushërinjve në Mamurras, procedohen penalisht dy vëllezërit

Degradon sherri mes kushërinjve në Mamurras, procedohen penalisht dy vëllezërit

10:17, 05/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy vëllezër janë proceduar penalisht nga Policia e Kurbinit, pas një konflikti familjar që ka degjeneruar në dhunë psikologjike dhe pengim të qarkullimit.

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit M. Sh., 56 vjeç, dhe V. Sh., 63 vjeç, banues në Fushë-Mamurras, Kurbin.

Të dy vëllezërit, për motive të dobëta, dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikologjike, duke ofenduar dhe sharë kushërirën e tyre dhe djalin 18-vjeçar të saj. Më tej, ata kanë bllokuar rrugën e lagjes me automjetin e tyre, duke i penguar të kalojnë.

Si provë materiale, automjeti është sekuestruar nga Policia. Ndërkohë, për 55-vjeçaren dhe djalin e saj 18 vjeç, është lëshuar urdhër mbrojtjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco