Tragjike në Kurbin/ 50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

Tragjike në Kurbin/ 50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

10:12, 05/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gjormë, në Kurbin, ku një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Viktima është identifikuar si shtetasi L. K., ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës duke përdorur një armë gjahu. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po kryejnë veprimet procedurale për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes.  Ndërkohë, arma e gjahut është sekuestruar si provë materiale dhe po kryhen veprimet mjeko-ligjore.

Njoftimi i policisë: 

Kurbin / Në fshatin Gjormë, Kurbin, në banesën e tij është gjetur pa shenja jete shtetasi L. K., 50 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 50-vjeçari është vetëvrarë me armë gjahu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco