Shkrumbohet shtëpia në fshatin Pilur, familja mbetet në qiell të hapur

Shkrumbohet shtëpia në fshatin Pilur, familja mbetet në qiell të hapur

10:09, 05/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zjarr i përmasave të medha ka përfshirë mbrëmjen e djeshme banesën e shtetasit Gëzim Bono, në fshatin Pilur, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Zjarri ra në orët e vona të mbrëmjes dhe përfshiu thuajse të gjithë godinën, por falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse u bë e mundur izolimi i flakëve dhe shmangia e përhapjes në banesat fqinje.

Sipas burimeve nga vendngjarja, është arritur të shpëtohet pjesa e kuzhinës, plevica dhe disa bagëti, çka ndihmoi në reduktimin e mëtejshëm të dëmeve.

Dyshimet e para flasin për një shkëndijë elektrike si shkaktare të zjarrit, ndërsa Sektori i Emergjencave Civile në Bashkinë Devoll ka nisur vlerësimin zyrtar të dëmeve. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco